EKSKLUZIVE/ Rrjedhja e të dhënave, sa paguhen Adrian Gurma, Majlinda Qilimi, Kristo Kiço e Shuaip Beqiri?

Pagat e publikuara po bëjnë sot xhiron e rrjetit. Nuk dihet ende se si këto të dhëna janë zbuluar, por lajmi ka ngjallur kuriozitet të madh, sidomos për një pjesë të njohur të personazheve publike.

Sarandaneës.com ka mësuar disa të dhëna rreth pagave që marrin kryebashkiakët e rajonit të Saradnës duke nisur që nga Adrian Gurma, kryebashkiakja e Delvinës Majlinda Qili, kryetari i bashkisë së Konispolit Shuaip Beqiri dhe kryetari i bashkisë Finiq, Kristo Kiço.

I pari që kryeson listën nga kryebashkiakët është ai i Sarandës Adrian Gurma, i cili paguhet 117,500 ose Një milion e shtatëmbëdhjetëmijë e 500 lekë të rinj.

Pas Gurmës vjen kryebashkiakja e Delvinës Majlinda Qilimi dhe Shauip Beqiri me të njëjtën pagë 86,100.0 ose Tetëdhjetë e gjashtëmijë e njëqind lekë të rinj.

Ndërsa paga e Kristo Kiços kryebashkiakut të Finiqit është nga partia MEGA me 15,020.00 ose pesëmbëdhjetëmijë e njëzet lekë të rinj. /Sarandanews.com/