Deputetja e Sarandës tregon përplasjen me Flutura Açkën: Bashkoi votat me PS-në, s’mund të më ndërpresë fjalën

Ina Zhupa deputete e Partisë Demokratike ka komentuar ne Report Tv për përplasjen në komisionin e Edukimit me drejtuesen e komisionit Flutura Açka.

Deputetja e Sarandes tha se ajo bashkoi votat me PS-në dhe se nuk mund t’i ndërpresë fjalën.

‘Unë kërkoj vetëm një gjë në Kuvend pavarësisht se kush është kryetare. Unë kërkoj të drejtën e opozitës për të ushtruar kontroll parlamentar. Prandaj jemi deputetë. Fatkeqësia ishte se bashkuan votat dhe u bën bashkë. Kemi që në nëntor që nuk e sjellim dot Ministren e Kulturës në komision. Ministren e kanë ndaluar që të vijë. Nuk mund të përmend emra. Vota është për të bërë opozitë, për të bërë opozitë ne nuk mund të bashkojmë votat apo ti presim fjalën njëri-tjetrit. Ne duhet të jemi të bashkuar për të bërë opozitë.’- u shpreh Zhupa.

Sa i takon përjashtimit të 4 deputetëve të grupit të Berishës nga kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, Ina Zhupa u shpreh se ai përjashtim u krye me urdhër të Edi Ramës.

‘Nuk dua të merrem me emra është Enkelejdi apo Flutura janë njerëz që i përdor Edi Rama. Rama po e mban peng procesin gjyqësor. Zyrtarisht është Lulzim Basha në gjykatë?! E shikoni sa pak lidhje ka me realitetin kjo farsë e njohur nga Edi Rama. Alibeaj u porosit nga Edi Rama për përjashtimet në Partinë Demokratike.’- tha Zhupa.