Sarandë, policia arreston një 41 vjeçar. Akuzohet për ngacmim seksual nga nje 52 vjeçare

Policia e Sarandës njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 41 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi ka bërë kallëzim një shtetase 52 vjeçe, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.