Sarandë, mbillen 250 fidanë pishë deti në ditën e 100-vjrtorit të shërbimit pyjor

Me dedikim 27 Janarin, Ditën e 100-vjetorit të Shërbimit Pyjor Shqiptar, Bashkia Sarandë organizoi mbjelljen e 250 fidanëve pishë deti, në një parcelë në fshatin Berdenesh, në periferinë e afërt.

Në këtë aktivitet, me ndikim të drejtpërdrejtë në krijim të mjedisit miqsor e të shëndetshëm, mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma.

Mbjellja e fidançve të rinj u krye nga nxënës të shkollës 9-vjeçare të Çukës, nga punëtorë të përfshirë në projektin gjerman GIZ, si dhe përfaqësues të shoqatave pro-mjedis, punonjës të stacionit zjarrfikës etj.

U dha mesazhi se, duke mbjellë sot një fidan, e bëjmë jetën më të gjelbër, për të sotmen dhe për brezat që vijnë.