Sarandë, zhvillohet mbledhja e parë e vitit e Këshillit Bashkiak: Ja vendimet që u morën

U zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak, e para për vitin 2023.

U miratuan projektvendime të rëndësishme dhe me interes komunitar, si ai “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike” dhe kriteret e dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën dhe nga fondet e buxhetit vendor”, për vitin 2023..

Një vend të posaçëm në zhvillimin e kësaj mbledhjeje, zuri diskutimi e më pas miratimi i sistemit të pikëzimit për aplikimin në programin e banesave sociale me qera (subvensionimit të qerasë në tregun e lirë) dhe lista e familjeve që përfitojnë nga ky program.

E pandarë nga kjo, ishte miratimi i P/Vendimit mbi sistemin e pikëzimit për aplikimin në programin e banesave me kosto të ulët (subvensionimit të interesave të kredisë me kushte lehtësuese nga shteti) dhe lista e familjeve që përfitojnë nga ky program.

Me shumë debat është shoqëruar diskutimi rreth ProjektVendimit “Për miratimin e hartës së përgjithshme të plazheve të lejuara në territorin bregdetar të Bashkisë Sarandë”.

Mjaft prej diskutantëve u takuan në kërkedën që të rritet përqindja e plazheve të destinuar për përdorim publik.

Në përfundim të këtij diskutimi, votimi ka rezulzuar jo në favor të miratimit të hartës, duke e shtyrë vendimmarrjen për një mbledhje të ardhshme, pasi ajo të jetë rishikuar.