Ksamil, procedohen penalisht dy persona: U konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. H., 48 vjeç dhe N. O., 50 vjeç, të dy banues në Ksamil, Sarandë.

Procedimi u krye pasi ata janë konfliktuar fizikisht, me sende të forta, me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.