Rrëfehet mbrojtësi nga Delvina Stivian Janku: Nga Kombëtarja tek trajneri i ri Sylvinho

Mbrojtësi i Bylisit, Stivian Janku, i grumbulluar edhe nga kombëtarja, ka dhënë një intervistë për “Sport Magazine”, që moderohet nga Drilon Xhepollari dhe transmetohet në “Ora News“.

Qendërmbrojtësi i Bylisit tregon se sa kërkues është trajneri Arian Bellai, ndërsa veçon Skukën si kundërshtarin më të vështirë në Superiore.
Biseda më pas fokusohet te Kombëtarja, ftesën e së cilës e pret përsëri.

“Ardhja e trajnerit Bellaijt ka ndryshuar pothuajse gjithë mentalitetin, stërvitjen, çdo gjë. Ne futemi në fushë, ai kërkon gjithmonë maksimumin nga ekipi. Kërkon që çdo gjë të dali sa më mirë. Gjithmonë futja në fushë, edhe me mentalitetin që ka profesor Bellai, është vetëm për fitore. Gjithsesi ju e keni parë edhe vetë që ne kemi krijuar futboll shumë të bukur. Por nga njëra anë duhen pikët”.

Kundërshtari më i vështirë – “Një sulmues i vështirë mund të them edhe për Skukën, të cilin ju e shihni vetë se çfarë po bën. Është disi i vështirë, përpos shpejtësisë që ai ka. Ishte një vit shumë i suksesshëm për mua. Përeç paraqitjeve pozitive, edhe ftesa nga Kombëtarja ishte diçka shumë e madhe.

Kombëtarja është një ëndër për çdo lojtar. Shpresoj, me ndihmën e Zotit, pse jo, një ftesë me Kombëtaren. Tani mbetet në dorën tonë të japim maksimumin”

Sylvinho – “Edhe trajneri i ri të hedhi sytë përsëri nga Superiorja, siç e bëri edhe profesor Edi Reja. Çdo gjë mbetet në dorën tonë, që të japim më të mirën, të lëmë një shije te ai dhe të na ftojë përsëri“, është shprehur Stivian Janku.