Ekzekutoi biznesmenin nga Saranda, zbulohet e shkuara kriminale e Andrew Bode në Greqi
Detaje të reja kanë dalë në dritë për Andrew Bode nga Berati i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e Edmond Papës, ngjarje e cila ndodhi më 16 dhjetor të vitit 2022.
49-vjeçari më parë ka mbajtur emrin Ervin Bode dhe këtë emër ai dyshohet se e ka ndryshuar pasi kishte probleme me drejtësinë greke, aty ku ishte dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, prandaj dhe ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e vendit fqinj.
Sipas burimeve, dyshimet janë të forta që Andrew Bode fshihet në Shqipëri, ku kontrollet po ushtrohen në disa qytete ku grupi hetimit ka pasur informacion për lëvizjet e tij.
Një nga këto qytete është dhe ai i origjinës së Bodes, Berati, ku ai kishte aplikuar për pasaportë në datë 29 dhjetor dhe më datë 30 dhjetor ai ka tërhequr pasaportën me procedurë të përshpejtuar.