Sondazhi i Sarandanews.com: Kandidatët e Alibeajt për bashkinë e Sarandës të pa preferuar nga qytetarët

Gara për kryetar bashkie në Sarandë do e gjejë Partinë Demokratike në këtë qytet me dy kandidat.

Rithemelimi i Sali Berishës ka vendosur që kandidati i tyre për bashkinë e Sarandës të jetë Ardit Cikuli, ndërsa PD-ja zyrtare që përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj do të dal gjithashtu me kandidatin e saj në Sarandë.

Katër emra janë në garë nga PD-ja e Alibeajt, të cilët janë – Bejdo Çela, Eugen Qendro, Igli Raça, dhe Skënder Muço.

Prej disa javësh Sarandanews.com kreu një sondazh se cili nga këta katër emra duhet të jetë kandidat nga PD-ja zyrtare, por emrat e tyre nuk është se janë mirëpritur shumë.

Të katërt emrat janë figura që kanë kontribuar në PD-në e Sarandës dhe tashmë pritet vetm se kush do vendoset nga Enkelejd Alibeaj si kandidat për bashkinë në zgjedhjet që do të mbahen më datë 14 maj. /Sarandanews.com/