“Butrinti, një nga mrekullitë e Shqipërisë” në BBC WORLD NEWS

BBC do ti kushtojë një emision të veçantë Shqipërisë, duke e konsideruar si një nga vendet me kulturën e larmishme dhe një tokë enigmatike.

Është gazetarja Bettany Huges, e cila ka realizuar spotin e emisionit duke udhëtuar në disa prej zonave më të njohura prej Butrintit, Gjirokastrës etj.

“Që nga qytetet mahnitëse romake. Tek arkeologjia e mesjetës së hershme. Nga xhevahiret e qytetërimit osman. Dhe të bunkerët brutal komunist,” tha ajo.

Gazetarja jo pak mbetet e habitur në komunikimin me banorët.

Ndërsa në prezantimin e Shqipërisë për emisionin e famshëm BBC World News mbi thesaret e tokës, tregon dhe çfarë do të rrëfejë.

“Unë do të zbuloj kulturën e larmishme të kësaj toke enigmatike,” tha ajo.

Në fakt lajmin e ka bërë publik kryeministri Edi Rama në Facebook teksa shprehet se reportazhi do të shfaqet në datat 21 dhe 22 janar, në emisionin i cili ka një audiencë gjysmë miliardë shikues në vit.