Fundjava e Pashkës, ja si është fluksi në pikat kufitare të Qafë-Botës e Kakavijës

Fluks qytetarësh që kthehen në atdhe për të festuar Pashkët Ortodokse nga pikat kufitare me Greqinë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 5585 shtetas dhe kane dalë 2855.

Ditën e djeshme, 22 prill, shërbimet e DVKM Gjirokastër, kanë përballuar një volum normal aktivitetesh në kontroll të udhëtarëve dhe mjeteve, gjatë hyrjes dhe daljes në Republikën e Shqipërisë.

Në funksion të këtij aktiviteti, janë përpunuar një numër prej 9715 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët, 6372 në hyrje, dhe 3343 në dalje.

Për arsye edhe të festës së Pashkës në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës respektivisht në datën 21.04.2022 kanë hyrë 447 shtetas shqiptarë me 207 mjete, ndërkohë kanë hyrë edhe 1197 shtetas të huaj me 435 mjete.

Ndërsa në datën 22.04.2022 kanë hyrë 562 shtetas shqiptarë me 246 mjete, si dhe kanë hyrë edhe 1549 shtetas të huaj me 531 mjete.