Blendi Klosi: Synimi i PS është i qartë, fitore në të 7 bashkitë e Qarkut Vlorë

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Blendi Klosi, vijon takimet me shtabet elektorale në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Klosi shprehet se PS do fitojë të 7 bashkitë e qarkut të Vlorës.

“Vijojmë takimet me shtabin elektoral të Bashkisë Vlorë, ku diskutuam mbi ecurinë e punës së deritanishme, realizimin e detyrave për një tjetër rezultat pozitiv në zgjedhjet e 14 majit.

Synimi i Partisë Socialiste është i qartë, fitore në të 7 bashkitë e Qarkut Vlorë”, shkruan Blendi Klosi. /Sarandanews.com/