Tronditet Saranda, shpërthim me tritol në një hotel

Mbrëmjen e së dielës ka shpërthyer një sasi tritoli në një hotel në Sarandë. Sipas policisë sasia e tritolit është vendosur në hotelin në pronësi të N.Y, dhe si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Sarandë/Informacion paraprak.

Më datë 24.04.2022, rreth orës 21:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në katin e parë të një hotelit, në pronësi të shtetasit N. Y., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.