Ish-kandidati i primareve, Spiro Vaso i bashkohet grupit “Alibeaj” në festën e PD Sarandë

Ne 32 vjetorin e PD Sarande, dega ka festuar e percare.

Ne 13.00 grupi “Alibeaj” ka festuar sebashku ndersa ne 17.30 ne seline e deges pritet te festoje grupi i Rithemelimit.

Ajo qe u vu re tek takimi i grupit “Alibeaj” ishte edhe pjesemarrja e ish-kandidatit te primareve për bashkinë Sarandë dhe anetar i keshillit kombetar” Spiro Vaso.

POSTIMI I SPIRO VASOS

Sot krah demokrateve ne kete 32 vjetor te deges se Partise Demokratike!

Nuk ma lejon ndergjegja t’i ndaj demokratet me dysh, ndaj sot zgjodha te isha krah tyre ne respekt te mundit dhe sakrifices se gjithesecilit.

Si ish-kandidat i primareve dhe anetar i Keshillit Kombetar, per mua me shume vlere ka bashkimi sepse pa ate fitorja eshte e pamundur.

Por mbi te gjitha per mua kane vlere demokratet e thjeshte, pa te cilet forca jone politike nuk ka kuptim.

Retorikat percarese e proceset ndarese nuk i sherbejne askujt!