Sarandë: 19-vjeçari që prej dy vitesh jeton në arrati nga frika e hakmarrjes nga prokurori

Ekspertizat Mjeko-Ligjore luajnë një rol të rëndësishëm për të dokumentuar një ngjarje me pasojë. Por mesa duket edhe kjo nuk funksionion mësë miri në Shqipëri duke sjellë edhe pabarazi ligjore. Këtë herë Piranjat kanë shkuar në Sarandë. I shpallur në kërkim prej dy vitesh nga policia por ende nuk ka mundur të kapet .

Mufit Bushi 19 vjeç zgjedh të rrëfejë historinë e tij tek ne pasi besimi tek drejtesia është pothuaj inekzistent. Dy ngjarje të ndodhura në një hark kohor të shkurtër që lidhen me njëra-tjetrën. Ngjarja e parë u regjistrua në Janar të 2021 ku nje grup të rinjsh u përfshinë në sherr ku si pasojë u plagos një person dhe autori u shpall në kërkim.

Konkretisht shtetasi Mufit Bushi. Pas 4 muajsh plagoset edhe kusheriri i tij me sopatë duke i lënë pasoja në dorën e djathtë. Por si lidhen këto ngjarje me njëra-tjetrën? Autori i ngjarjes së parë dhe i dëmtuari në ngjarjen e dytë thonë se ngjarja ishte e paralajmeruar pasi ishte kërcënuar nga familja e Redi Aliaj, i plagosuri ne ngjarjen e janarit.

Djali i ish gjyqtarit,Petrit Aliaj . Ndërkaq përplasjet janë edhe nga mjekët ligjor . Kjo konstatohet lehtësisht në dosjen e Prokurorise. Arianit Taka mjeku ekspert i Sarandës ështe mjaft kontrakditor në krahasim me kolegët e Tiranës.

Të dyja ekspertizat e ngjarjeve janë e kundërta e mjekëve të Tiranës. Familjarët hedhin akuza të rënda ndaj eksperti Taka dhe prokurorit pasi sipas tyre jane të ndikuar nga ish gjyqtari Petrit Aliaj , babai i njërit prej të plagosureve.

Në ngjarjen e parë gjykata e ka dhënë fjalën e saj duke denuar shtetasin Mufit Bushi me 4 vite burg ndërsa autorin e dyte të ngjarjes së dytë me 30 dite burg dhe më pas arrest në shtëpi. Kjo ka ngritur akuza të forta ndaj familjarëve të cilët apelojnë për drejtësi dhe jo pabarazi .