Lajm i mirë, Gjirokastra do të bëhet me terminal transporti, prezantohet projekti

Ne vitin 2023 Gjirokastra do te behet me terminal te trasportit publik.

Lajmin e ka bere me dije kreu Drejtorise se Pergjithshme te Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe gjate nje prezantimi ne Tirane ku ishte i pranishem edhe kryebashkiaku Flamur Golemi e ministrja Kumbaro.

Gonxhe tha se investimi do te financohet nga te ardhurat e DPSHTRR ndersa Bashkia Gjirokaster do te kryeje thjesht disa shpronesime.

Gjate takimit u prezantua edhe projekti i terminalit.

Kryebashkiaku Golemi tha se ky investim eshte i domosdoshem per nje qytet turistik si Gjirokastra qe nga viti ne vit mirepret qindra mijera turiste.