Nëna i mbyllte në banesë dhe shkonte në punë, si u rrëzua nga kati i katërt e mitura në Sarandë

Një 11-vjeçare është rrëzuar nga kati i katërt ditën e sotme në Sarandë dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

E mitura dyshohet se ëshrë rrëzuar aksidentalisht, ndërsa në momentin e ngjarjes ka qenë në banesë me vëllanë e saj.

Burime bëjnë me dije se vajza ka tentuar të kalojë nga ballkoni në shesh pushim kur është rrëzuar.

Ka qenë një efektiv policia ai që e ka parë rastësisht ngjarjen, pasi banesa e tij ishte përballë me atë të 11-vjeçares. Ai ka shkuar menjëherë dhe e ka marrë vajzën për ta çuar me makinën e tij në spital.

E mitura ka marrë goditje në kokë dhe kishte fraktura në këmbë dhe dorë.

Gjithashtu mësohet se nëna e tyre i kishte lënë brenda në banesë, pasi shkonte për në punë.