Fredi Beleri: Do jem kandidat i opozitës së bashkuar në Bashkinë e Himarës

Kreu i OMONIA-s në Himarës, Fredi Beleri do të jetë kandidati i opozitës së bashkuar për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit. Ka qenë vete Beleri që ka bërë me dije këtë informacion në një lidhje për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarët Megi Sotiri dhe Nertil Agalliu, e teksa duket se ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

“Pres vendimin përfundimtar të Këshillit Kombëtar dhe të PBDNJ dhe besoj se do të jem kandidati i opozitës së bashkuar për Bashkinë e Himarës. Opozita ia ka lënë të lirë PBDNJ, unë do jem kandidat për të marrë miratimin e Këshillit të OMONIAS dhe PBDNJ”, tha Beleri në Report TV.

Himara është një nga 3 Bashkitë që nuk u zhvilluar primare nga ‘Rithemelimi’ pasi i janë lënë aleatëve të vegjël. Bashkitë e tjera janë Finiqi, Dropulli dhe Pusteci.

Fredi Beleri ka qenë edhe më herët kandidat për Bashkinë e Himarës, por nuk u kualifikua nga KQZ për të kandiduar pasi preket nga ligji i dekriminalizimit. Kjo sepse ai ka qenë në hetim dhe është marrë në pyetje edhe nga SPAK, për masakrën e Peshkëpisë, ngjarje e ndodhur në 10 prill 1994, ku 7 persona të armatosur dhe me uniforma ushtrie sulmuan një repart ushtarak shqiptar në rrethin e Gjirokastrës e ku ranë dëshmorë ushtarët Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini.