Demokratët e Sarandës: Asnjë votë për Bashën, na la përjetësisht në opozitë

Ditën e nesërme demokratët në të gjithë vendin do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.

Në këto zgjedhje janë 4 kandidatë: Agron Shehaj, Edit’h Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Lulzim Basha.

Në degën e Sarandës mbizotëron fryma anti Basha, të cilin demokratët e fajësojnë për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Pavarësisht se Lulzim Basha mbështetet nga deputetja nr. 2 e listës Basha Ina Zhupa, ditën e nesërme pritet një votë masive kundër kryetarit në detyrë Lulzim Basha, të cilin demokratët e Sarandës e cilësojnë si fajtor të humbjeve të Partisë Demokratike dhe mbetjes në opozitë.

Demokratët e Sarandës shprehen se pa ikjen e Bashës, PD s’ka për të ardhur në pushtet.