ZYRTARE: Prezantohet kandidatët e primares në PD për kryebashkiak të Sarandës

Janë prezantuar zyrtarisht kandidatët që do garojnë në primaret e PD Sarandë nga ky do dali kandidati për kryetar bashkie.

Kryetarja e degës së PD Sarandë Manjola Nikollo ka bërë me dije rregullat dhe emrat e kandidatëve.

Ata janë Armando Magllara, Spiro Vaso, Ilir Nikolla dhe Ardit Cikuli.

POSTIMI I MANJOLA NIKOLLOS.

Në bazë të vendimit nr.38, datë 1 tetor 2022 të Këshillit Kombëtar të PD, në bazë të dy udhëzimeve: 11 të datës 24 tetor 2022 dhe udhëzimit 12 dhe 13 të datës 27 dhe 31 tetor, në çdo degë ka nisur procesi për marrjen e propozimeve nga çdo nivel strukture.

Në çdo nivel strukture janë marrë propozimet për kandidaturat, për primaret, për Bashkinë e Sarandës dhe Konispolit.

Emrat e personave që kanë plotësuar dokumentacionin përkatës për Bashkinë Sarandë deri ditën e sotme janë emrat në renditje alfabetike:

1. Ardit Cikuli
2. Armando Magllara
3. Ilir Nikolla
4. Spiro Vaso

Në cilësinë e kryetares së Partisë Demokratike Sarandë,doja të falenderoja të gjithë kandidatët që kanë besuar në procesin e primareve të PD si procesi më demokratike i një forcë politike.Të gjithë mbartin vlera të larta qytetare dhe profesionale,secili prej jush është sot një vlerë e shtuar e Partisë Demokratike!

Inkurajoj të gjithë ju që jeni duke e menduar kandidimin,bëhuni pjesë e këtij procesi historik në Partinë Demokratike.

Faleminderit!