Destinacioni i javës:Teqeja e Sarandës, 3.8 km nga qendra e qytetit

Teqeja “Reshat Dede Baba” ndodhet në veriperëndim të qytetit Sarandë, në zonën e banuar që njihet me emrin “Baba Rexhepi”.

Gurin e parë të ndërtimit të saj e vuri më 4 qershor 2009, Kryegjyshi Botëror Dede Reshat Bardhi.

Objekti u ndërtua aty ku ishin gjurmët e vjetra të Sari Salltikut, në faqen e kodrinës me një pamje panoramike, pranë detit.

Teqeja është ndër më të bukurat në aspektin arkitektonik dhe ndër më të mëdhatë për sa i takon planit vëllimor të saj.

Ajo ruan elementët bektashian, me dhoma të bollshme, mejdanin, kafeoxhakun, kuzhinën etj.

Teqeja ka dhomën muzeale me objekte të shumta origjinale bektashiane, siguruar nën kujdesin e Baba Sadik Ibrokodhelit.

Përveç madhështisë arkitekturore dhe elementëve të veçantë dekorativë, prej kësaj Teqeje mund të shijohen pamje mahnitëse të bregdetit të Jonit.