EKSKLUZIVE/ Grupseksioni nr.4 i PD Sarandë propozon vetëm emrin e Spiro Vasos për kryebashkiak

Dega e Partise Demokratike Sarande ka nisur procesin e propozimeve per kandidatet per kryetar Bashkie ne Sarande.

Ata do te votohen paraprakisht ne Primare, votim ky ku do te marr pjese gjithe anetaresia dhe simpatizante te kesaj force politike.

Ditën e sotme janë zhvilluar mbledhjet e grupseksioneve të degës së PD Sarandë ku grup seksioni nr.3 propozoi Spiro Vason dhe Arben Gugën.

Ndërkohë nga mbledhja e grupseksionit nr.4 që ka përfunduar pak minuta më parë, Sarandanews.com mëson se propozimi i ketij grupseksioni ka qene vetem nje emer, ai i Spiro Vasos.

Kujtojme qe deri me tani emri me i propozuar nga mbledhjet e zhvilluara nga antaret e PD Sarande, eshte i Spiro Vasos. / Sarandanews.com/