Kryeministri grek do të vizitojë pas samitit Finiqin, Himarën, dhe Dropullin
Kryeministri grek Kirjakos Mitsotakis gjatë vizitës së samitit BE-Ballkani Perëndimor do të shkojë edhe në Himarë, Dropull dhe Finiq.
Burimet thonë që gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Mitsotakis do të ketë konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
Një nga çështjet më të nxehta është diskutimi për delimitimin e kufijve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë, çështje e cila ka mbetur pezull.
Samiti i BE-Ballkani Perëndimor pritet të zhvillohet më datën 6 dhjetor në Tiranë, në njëjtën ditë që do të zhvillohet edhe protesta e opozitës.