Projektbuxehti 2023, Adrian Gurma bashkëbisedim me banorët e lagjes nr.4

Dëgjesa e radhës e zhvilluar sot e kryebashkiakut Adrian Gurma ka qenë me banorët e lagjes nr.4.

Takimi vjen për të bashkëbiseduar me qytetarët për projektbuxhetin e vitit 2023.

Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma bëri një ekspoze të punëve të kryera gjatë vitit në vazhdim.

Fjalën e morën dhe qytetarët që shprehen opinionet e tyre pozitive për punën që është bërë nga bashkia e Sarandës deri më tani, dhe ccfarë mund të bëhet akoma dhe më mirë.

“Në vijim të komunikimeve me qytetarët, ishim në lagjen nr 4, për të marrë mendimet dhe opinionet qytetare, mbi punët e realizuara dhe ato çka duhet të bëjmë në vijim, si dhe reflektimin sa më efikas të nevojave të tyre, në projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm”, nënvizon kryetari i bashkisë së Sarandës Adrian Gurma. /Sarandanews.com/