Destinacioni i javës: Muzeu arkeologjik, në qendër të qytetit
Muzeu arkeologjik është pjesë e grupit muzeal Arkeologji – Traditë – Art Pamor, dhe ndodhet në godinën e ish Postës së qytetit të Sarandës.
U rihap dhe u rinovua gjatë vitit 2008. Në muret e muzeut janë ekspozuar disa stenda me pamje nga monumentet dhe sitet arkeologjike të zonës së Sarandës.
Brenda ambientit të tij ndodhet dyshemeja e dekoruar me mozaik që identifikohet si “Mozaiku i Delfinit” për shkak të figurës së delfinit që paraqitet në një nga panelet e tij.
Në mozaik ndodhen dhe dy mbishkrime, në njërin prej të cilëve përmendet emri i personit, që ka paguar për punën e kryer në mozaik.
Duke u nisur nga ky fakt arkeologët mendojnë se kemi të bëjmë me një faltore të periudhës së antikitetit të vonë ose një rezidencë private me një faltore të integruar në të.