Deputetja e Sarandës e alarmuar: PS po rrëzon me shpejtësi dekretin e Metës për Butrintin

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka njoftuar se nesër paradite pritet të shqyrtohet në Komisionin e Ekonomisë dekreti i presidentit Ilir Meta për koncesionin e Butrintit.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se deputetët janë njoftuar sot për mbledhjen, ndonëse në kalendarin e punimeve 11- 29 korrik nuk ka qenë i parashikuar.

Sipas Zhupës, ky ndryshim ka ardhur me urdhër nga lart që koncesioni të kalojë në votim sa më shpejt në parlament.

“Sic e kanë bërë zakon vazhdojnë me paligjshmëri dhe shkelje kur trajtojnë koncensionin e Butrintit. Në kalendarin e punimeve 11- 29 korrik që kemi marr në emaile si deputet, nuk ka qene e parashikuar per keto 3 jave shqyrtimi i dekretit të presidentit.

Me urdhër nga lart kanë lajmëruar deputetët e komisionit të ekonomisë që mbledhja do zhvillohet nesër 12 korrik.

Me të njëjtën filozofi nuk do çuditesha sikur ta fusin pa radhë edhe të enjten në seancë plenare për ta kaluar koncensionin sa më shpejt.

Shpejtësia tregon që nuk kanë marr parasysh asnjë nga shkeljet kushtetuese, ligjore që paraqet dekreti i presidentit.

Paligjshmëria, rreziku për identitetin kombëtar, tjetërsimi historisë, janë shtyllat kryesore ku mbahet ky koncesion”, shkruan Zhupa.