Moti i keq, pezullohen lundrimet në Portin e Sarandës deri më 22 nëntor

Per shkak te perkeqesimit te kushteve meteorologjike lundrimi per te gjitha mjetet do pezullohet deri më 22 Nëntor.

Si rezultat i erave te forta me drejtimim JUG-JUGLINDJE në daten 19-22 Nëntor 2022 moti do jetë i përkeqësuar.

Zonat bregdetare do të përfshihen nga era me forcë 5-8 Bft me shpejtësi 15-20 m/s, lartësi dallge 1.80-3.50 m

Përmirësimi i situatës meteorologjike pritet të jetë pas datës 22 Nëntor 2022.