Sarandë, moti i keq pezullon lundrimet drejt Korfuzit

Moti i keq me shi të dendur e me erë të fortë ka pezulluar lundrimin e trageteve të linjës në drejtimin Sarandë – Korfuz dhe anasjelltas.

Kapiteneria e portit ka urdhëruar që në det të mos dalin as anijet e vogla.

Pas një kohe të gjatë thatësirë, moti pësoi një kthesë të ndjeshme, ku u ulën temperaturat si edhe pati reshje të dendura shiu.