Delvinë, te Vera Çeço…

Kryebashkiakja e Delvines, Majlinda Qilimi, ka vizituar kete te hene fabriken e bimeve medicinale qe drejtohet nga Vera Çeço.

Permes nje postimi ne rrjetet sociale kryebashkiakja shkruan:

“Modeli më i mirë i një gruaje që suksesin e biznesit të vet e ka krijuar përmes punës së palodhur, vullnetit dhe këmbënguljes.

Në fabrikën e bimëve medicinale që ajo drejton grumbullohet dhe përpunohet lënda e parë e shumë produkteve medicinale të cilat eksportohen edhe jashtë vendit.

Zonjës Vera Çeço i urojmë shëndet dhe mbarësi në punën e saj!

Mbetet motiv për të gjithë ata njerëz që e duan punën dhe që suksesin e kërkojnë dhe e gjejnë në vendlindjen e tyre”, shkruan Majlinda Qilimi. /Sarandanews.com/