Finalja me Orikun, në Sarandë nis festa dhe organizimi i tifozëve

Butrinti është 90’ larg ngjitjes apo rikthimit në Kategorinë e Parë, ndërsa sarandiotët duhet që të kalojnë pengesën e radhës dhe të fundit, atë me Orikun.

Në sfidën që do të zhvillohet në fushën neutrale, në “Selman Stërmasi”, skuadra sarandiote ka si synim që ta fitojë ndeshjen dhe të jetë në Kategorin e Parë në sezonin e ardhshëm.

Por, paraqitjet e mira që ka bërë skuadra sarandiote, sidomos me Devollin dhe Labërinë, në dy ndeshjet “Play-Off”, kanë sjellë interes të jashtëzakonshëm në Sarandë, në prag të finales së sezonit me Orikun.

Ndaj edhe organizimi ka nisur e madje sot ka pasur edhe një postim në profilin zyrtar në “Facebook”, ku u bëhet thirrje grupimeve të tifozëve për mbështetje, duke qenë se pas 1 qershorit në bazë edhe të vendimit që kanë marë Komiteti i Ekspertëve lejohet prania e tifzoëve në stadium edhe pse me numër të kufizuar…