Sarandë, ndahet nga jeta mësuesi i mirënjohur Skënder Bani

Pas një sëmundje të gjatë kronike nga mushkritë, ka pushuar mbrëmjen e sotme në një spital në Tiranë, në moshën 83 vjecare zemra e Mesuesit legjendë njëherësh edhe Ambasador i Paqes, Skënder Bani.

Për vite e vite me radhë ai nxorri nga duart e tij breza të tërë nxënësish dhe ruajti të pastër figurën e mësuesit. Si i tillë ruajti respekt nga banorët e fshatit Shelegar. Skënder Bani ishte unikal për Arsimin në Sarandë. Prandaj edhe Shkolla Fillore e Shelegarit ka marrë emrin e tij qysh kur ai ishte gjallë.

Intelektualë dhe mësues si Skënder Bani që lanë gjurmë të thella gjatē jetës si mësues, janë të rrallë në armatën e mësuesve në rrethin e Sarandës dhe si i tillë figura dhe emri i tij do skaliten gjatë në mendjen e gjithësecilit prej atyre që mësuan prej tij dhe punuan me të. U prehsh në Paqe, Mësuesi legjendë, Skënder Bani !

SarandaNews i shpreh ngushëllime të përzemërta, familjes Bani.