Bënin ‘namin’ me vjedhje banesash, mes tyre edhe një shqiptar nga Saranda
Zbardhen identitetet e dy shqiptarëve të arrestuar pak ditë më parë në Greqi pasi akuzohen se janë autorë të vjedhjeve të disa banesave.
Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Aned Kolin nga Durrësi dhe Kristaq Goga, 44 vjeç nga Saranda. Anëtarët e bandës në të shumtën e rasteve hynin nëpër shtëpi gjatë natës kur pronarët e tyre flinin. Hetimi i vazhdueshëm dhe shumëmujor nga punonjësit e policisë së Departamentit të Krimeve të Pronës në Drejtorinë e Sigurimit të Selanikut, çoi në shkatërrimin e kësaj bande të përfshirë në grabitje dhe vjedhje në banesa në zona të ndryshme të kompleksit më të gjerë urban të Selanikut.
Shqiptarët, gjatë periudhës 22.07.2022 deri më 23.09.2022, kanë vjedhur rreth 14 banesa në zonat Pylaia, Panorama, Kardia, Plagiario, Trilofos dhe Epanomi. Mësohet se ata vidhnin kryesisht bizhuteri floriri dhe para, ndërsa shumat e vjedhura llogariten të jetë afërsisht 53.000 euro, ndërsa mes tyre janë dhe 3 automjete që iu kthyen pronarëve.
CFARË JANË KONFISKUAR
(1) pistoletë me karikator që mbante (5) fishekë,
(1) kartë identiteti dukshëm false e autoriteteve italiane,
(1) një leje drejtimi të falsifikuar dukshëm të lëshuar nga autoritetet italiane