Bashkia e Sarandës përkujton 78- vjetorin e Ditës së Çlirimit

Edhe në Sarandë është përkujtuar Dita e Çlirimit të Shqipërisë gjatë një ceremonie të zhvilluar në varrezat e Dëshmorëve.

E organizuar nga Bashkia e Sarandës, ceremonia e 78-vjetorit të Çlirimit të vendit bëri bashkë personalitete të zonës për të nderuar kujtimin e atyre që luftuan dhe dhanë jetën për çlirimin e vendit nga pushtuesi.

Kryebashkiaku Adrian Gurma dhe të tjerë vendosën kurora me lule në varrezat e Dëshmorëve.

“Gëzuar Ditën e Çlirimit. Lavdi Dëshmorëve të Atdheut”, shkruan Adrian Gurma.

Gjatë ceremonisë u shpreh respekti dhe mirënjohja për banorët e Sarandës që u angazhuan në këtë luftë të rëndësishme të popullit tonë dhe që sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit.