Sarandë, zhvillohet “Tryeza Sezoni 2022”: Ja problematikat dhe diskutimet që u zhvilluan

U zhvillua ditën e djeshme në Sarandë në mjedise të kompleksit turistik “ Hotel DEMI”, tryeza “Sezoni 2022” më aktorët turistikë lokalë.

Ka qenë  e pranishme në këtë event të rendësishëm edhe Ministrja e Mjedisit Turizmit dhe Mjedisit, Mirela  Kumbaro, si dhe prefekti i Qarkut Vlorë, Flmur Mamaj.

Në këtë event kanë qenë të pranishëm edhe deputetët Anila Denaj e Niko Kuri.

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma ka bërë një ekspoze të hollësishme para dhjetra aktorëve lokalë të turizmit për fokusin e punës intensive të Bashkisë në drejtim të masave për të arritur një pritshmëri sa më të mirë të sezonit  turistik 2022.

Gurma vuri në dukje se “Saranda është e para bashki turistike në vend e cila e ka përmbyllur në kohë optimale plotësimin e aplikimeve për plazhe në përputhje më të gjitha kriteret ligjore”.

Nga ana e saj Kumbaro foli me thekse të forta para administratorëve të hotelerisë dhe restoranteve po dhe operatorëve turistikë lokalë për ndryshimin total të situatës së pastrimit në Shqipëri, për penalitetet që do të ndjekin dëmtuesit pa asnjë hezitim në të gjitha nivelet.

Diskutantë të ndryshëm  si Ben Çipa, kryetar i Shoqatës së Biznesit Turistik, Astrit Muçobegaj, Krenar Islamaj, etj,.  paraqitën problematika konkrete lidhur me menaxhimin e plazheve, fashat orare dhe impaktin e tyre në punën e secilit, çertifikimin e anijeve të turizmit Blu, zhurmat e shkaktuar nga diskot dhe anijet turistike, etj.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, ambiente të jashtme dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 11 persona

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe bazen uji