Rritja e rasteve në Sarandë/ Skandali i Bujar Leskaj dhe Hariz Memës, takim pa distancim social e maska

Drejtuesi politik për Vlorën i PD, Bujar Leskaj, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me qytarë të zonës së Ksamilit, ku dhe ka shkelur me ‘dy këmbë’ rregullat e Covid-19.

Siç shihet në fotot që ka bërë vet publike në rrjetet sociale, Leskaj mesa duket nuk pyet për pandeminë e Covid-19, pasi ai ndodhet në mesin shumë personave, ku siç shihet distancimi social është zero, ndërkohë që asnjëri prej qyetarëve nuk ka vendosur maskë.

“Pasditen e sotme, Drejtuesi Politiki i Qarkut të Vlorës z. Bujar Leskaj, ka takuar të rinjtë demokratë të Ksamilit.

Ishte një takim që tregon edhe një herë se rinia do të jetë “motorri” i fushatës elektorale.
Të rinjtë me energjinë e tyre do udhëheqin Partinë Demokratike drejt fitores së 25 prillit.
Katalizatori i një shoqërie të shëndoshë është rinia dhe sigurimi i kushteve sa më të mira për ta “përkthehet” me një të ardhme në duar të sigurta.
Me Partinë Demokratike në drejtim
Ksamili fit?n
Shqipëia fit?n.
Rinia fit?n”, shkruan PD Sarandë.

Kujtojmë që ditët e fundit në Sarandë ka pasur një rritje të frikshme të shtimit të rasteve me koronavirus.

Nëse për qytetarët normal policia i ndëshkon për mos respektim të masave, a do veprojë me të njëjtin standard për Bujar Leskajn e Hariz Memën?! /Sarandanews.com/