Zjarrfikësit e Greqisë dhuratë veshje profesionale për zjarrfikësit e Bashkisë Finiq

Zjarrfikësit e Greqisë kanë dhuruar eë 15 uniformave individuale, të posaçme për shuarjen e zjarreve në pyje.

Uniformat e zjarrit në pyll u dorëzuan në Shtabin e Zjarrfikësve në Marusi, ku të pranishëm ishte kryetari i Bashkisë Finiq Kristo Kiço.

Dhurimi i këtyre veshjeve u realizua pas ndërhyrjes së Ambasadës Greke në Tiranë.

“Në ambientet e Drejtorisë Qëndrore të Zjarrfikësve, në Marousi, Athinë, kryetari i Bashkisë Finiq, z. Kristo Kiço, i shoqëruar nga nënkryetari z. Jani Harisi, ishte i pranishëm për të marrë donacionin për 15 komplete uniformash për zjarrëfikësit e stacionit të Bashkisë së Finiqit.

Uniformat e zjarrëfikësve, pas ndërhyrjes së Ambasadës Greke në Tiranë,u dorëzuan nga shefi i Degës së Operacioneve, gjeneralmajor Christos Lambris, dhe Kreu i Degës së Mbështetjes Administrative, gjeneralmajor Ioannis Stamoulis, duke përfaqësuar Drejtorin e Përgjithshëm e departamentit të zjarrfikësve, gjenerallejtënant Alexios Rapanos.

Bashkia e Finiqit falënderon përzemërsisht Shërbimin e Zjarrfikësve të Greqisë, për donacionin e domosdoshëm dhe mbështetjen praktike për Bashkinë tone”, thuhet ne njoftimin e bashkise Finiq.