Kreu i PS Sarandë, Eleron Gjoni mbledh strukturat e partisë: Nisin përgatitjet për zgjedhjet vendore

Kryetari i degës së PS Sarandë, Eleron Gjoni, ka mbledhur këtë të premte strukturat e partisë.

Fokusi i takimi ka qenë nisja e përgatitje për zgjedhjet vendore, ku Partia Socialiste do të kërkojë të rikonfirmohet si fituese.

“Me strukturat e Partisë Socialiste të Sarandës , Kryetarët e Organizatave , Kryetarët e Këshillave Zonale , Kryetarët e Forumit Rinor dhe atë të Gruas , zhvilluam një takim pune me fokus mobilizimin e përbashkët dhe angazhim maksimal me qëllim fitoren në zgjedhjet e ardhshme vendore”, shkruhet në njoftimin e PS Sarandë. /Sarandanews.com/