Nasibi Hasanllari, modeli që duhet nderuar më shumë nga komuniteti dhe institucionet

Nga Kristo Kauri

E mira dhe e keqja na rrethojnë kudo! Ato janë të lidhura përjetësisht njëra me tjetren, na bashkëshoqërojnë në lagjen ku banojmë, në institucionin ku punojmë, në qytetin ku jetojmë.

Nuk me pëlqen të shkruaj për të keqen,nuk deshiroj t’i jap hapësirë asaj, nuk dua t’i shmangëm asaj, por nuk jam dakort, nuk është e drejtë të themi me zë të lartë çdo ditë, se administrata është totalisht e korruptuar, e pa aftë, nuk duhet themi se në këtë vend nuk jetohet, ky vend nuk bëhet..…

Nuk është mirë që disa media, disa portale, kapen pas shëmbullit të se keqes, e përgjithësojnë, e ngrejnë atë në sistem, duke vrarë kështu shpresen, besimin, të ardhmen. Na duhen media, shkrime dhe portale të përgjegjshme që të evidencojnë dhe promovojnë vlerat, të miren, t’i vejnë përballë së keqes, të ngrejmë standartin e lagjes, institucionit, qytetit, vendit ku jetojmë dhe punojmë.

Duke gjykuar për raportin e së mires me të keqen, sot me lindi deshira që të bëj këtë shkrim për drejtuesin e MZSH-së të Bashkisë Sarandë, zotin Nasibi Hasanllari.

Dua të përcjell në mënyrë modeste mesazhin e një vlere, ta promovoj, ta mbështes, të përmirësoj sadopak imazhin, balancën e së mires dhe të keqes.

Nasit nuk i pëlqen të shkruajnë mirë për Të dhe unë i kërkoj ndjesë që e bëj pa lejen e Tij.
Nasit nuk i pëlqen të jetë pjesë e shkrimeve , portaleve, mediave, TV-së.

Me Nasin kam vite që njihem, që nga janari i 2016, vit që përkon me prishjen e ish ndërmarrjeve të pyjeve dhe kalimin e administrimit të tyre pranë Bashkive, si dhe krijimin e sektorit të MZSH-së pranë Institucioneve vendore.

Këtë vit(2016), Nasibiu u vendos në krye të Sektorit të MZSH-së, një sektor me shumë probleme, shumë halle dhe krejt i pamundur të përballej me sfidat dhe detyrat që i ngarkuan.
Kushtet e favorshme të territorit të Bashkisë Sarandë,me pranverë plot shira dhe verë tejet të nxehtë, e bëjnë fenomenin e zjarreve forcën me të rrezikshme,, me shkatërruese, forcën që brenda disa minutave shkatërron jeten dhe instalon vdekjen.

Sa u zgjodh përgjegjës bëri një fillim të sigurt. Ditët dhe muajt e parë dëshmuan energjinë dhe përgjegjësinë e Tij për kryerjen e detyrës. Në këtë sektor këto vite Ai investoi dijet, përvojën, dashurinë dhe shpirtin e Tij. Nga një sektor me probleme, pa përformancë, u ringrit dhe tani është në gjendje të përballet me çdo situatë.

Rrugëtimi nuk ishte i lehtë, por përkundrazi ishte shumë i vështirë. Përballja me zjarret nuk bëhet që çdo gjë t’ia lesh fatit, rastesisë dhe të dalë ku të dalë, por përballja përfshin ndërtimin e një strategjie, taktike të qartë, planifikimit dhe përcaktimit të të gjitha rrugëve, alternativave brenda sektorit dhe bashkëpunimit me të gjithë aktorët që kanë përgjegjësi për parandalimin dhe fikjen e zjarrit.

Koordinimi dhe bashkëveprimi i operacioneve me të gjithë aktoret, kërkon përvojë, kulturë, pasion, përgjegjësi dhe Nasit këto cilësi nuk i mungojnë.

Në territorin e Bashkisë tonë çdo vit bien mbi 200 raste zjarri dhe 99% e tyre janë për shkaqe njerëzore, nga pakujdesia apo të qëllimshme. Ato vihen në kullota, në sheshet urbane, në kosha mbeturinash, zjarre nga pakujdesia me cigaret, nga makinat, saldimet, bletaret, turistet, kondradikta pronash etj.etj.

Parandalimi i tyre me masa konkrete, menaxhimi me përgjegjësi dhe i drejtë i çdo rasti nga Nasibiu dhe sektori që drejton, ka bërë që pasojat e zjarreve të jenë krejt minimale.
Bashkia e Sarandës këto vite që drejton Nasi këtë sektor është vlerësuar nga bashkitë me të mira në menaxhimin dhe parandalimin e zjarreve.

Drejtuesit e mirë dallohen dhe veçohen nga të tjeret nga mënyra si drejtojnë, si komunikojnë, dallohen nga aftësia për të bindur të tjeret, për të folur qartë, për të komanduar me shembullin personal. Me punën dhe përgjegjësinë e tij, Ai ka krijuar standartin dhe modelin e tij, për t’u përballur më çdo situatë.

Që nga marrja e sinjalit për zjarr fillon dhe shfaq përvojën dhe talentin e Tij. Me admirim shikoj se si vlerëson dhe kontrollon çdo informacion, nga vjen, në çfarë zone është zjarri, vlerëson shpejt situatën, planifikon njerëzit dhe mjetet dhe në krye të skuadres me mjeshteri fillon sulmin, rrethimin dhe asgjesimin e zjarrit.

Të gjitha këto bëhen shumë shpejt, me siguri, qartësi dhe brenda një kohe jo me shumë se pesë minuta. Vetëm në fillimët e tij mund të përballësh me zjarrin, pastaj thotë Nasi ligjin e bën ai.

Analiza me përgjegjësi që i bën çdo rast zjarri, duke nxjerrë shkaqet dhe përgjegjësitë institucionale, ndjekja dhe monitorimi i tyre dhe pas shuarrjes, kanë rritur efektivitetin dhe përformancën e sektorit të MZSH-së.

Si drejtues i mirë për të marrë dhe caktuar detyra, Ai është gjithmonë në levizje atje ku janë problemet, veshtirësitë, sfidat. Sektori nuk ka qetësi as ditën as natën. Diku punohet, diku pastrohet, diku u shërbehet mjeteve për të rritur gadishmërinë, diku bëhen trajnime për përballimin e zjarreve në situata reale…

Përvojën e tij nuk e mban vetëm për vete, nuk e mbyll në kasaforta, por me thjeshtësi e ndan me kolegët dhe aktorët që bashkëpunon.

Flet me pasion dhe dashuri për pasurinë me të madhe që ka, për familjen, flet me respekt për miqtë, shokët, për sektorin e MZSH-së.
Këtë e ndjen , e përjeton sa herë që e takon, këtë e lexon në sytë e tij.

Edhe Nasi si të gjithë të tjeret ka kaluar momente të vështira, i papunë për shumë vite, por nuk është gjunjëzuar. Kur e takon nuk deshiron të ndaj me ty momentet e vështira, të shkarkoje tek miqtë energji negative, por me shumë dashuri ndan momentet e bukura, të gëzuara, optimiste.

Nuk di të ofendojë, të poshtërojë, nuk di të shfrytëzoje stafin e tij për interesat e veta si shumë të tjerë. Mirësia dhe fisnikëria e tij të bëjnë për vete.

Mund të shkruash shumë për Nasibiun, për librat që lexon, për muzikën që i pëlqen, për familjen e Tij të mrekullueshme, për projektet dhe endrrat e parealizuara, por unë sot desha të ndaja me miqtë e mi Nasibiun si drejtues, si model. Një model që duhet nderuar nga komuniteti dhe institucionet, një model që duhet t’i japim më shumë vemendje, më shumë mbështetje, që e mira dhe vlerat qe na rrethojnë të shtohen, të fitojnë statusin, të ngrihen në sistem, të japin me shumë shpresë, besim dhe të zbukurojnë qytetin ku jetojmë dhe punojmë.

(Shkrimin e shoqëroj dhe me disa foto,(një foto njëmijë fjalë) që dëshmojnë rrugëtimin e këtij sektori.