Zgjedhjet vendore: Emrat e lakuar nga PD për të kandiduar për bashkinë e Sarandës

Ndërkohë që dega e PD Sarandë ka nisur procesin e përgatitjeve të primareve, kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë që mund të jenë kandidatët e mundshëm për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj,

Sarandanews.com ka mësuar disa nga emrat e mundshëm që pritet të jenë kandidat për kryetar bashkie të Sarandës.

Një nga emrat e përfolur është Manjola Nikollo që aktualisht drejton degën e PD Sarandë. Nga ana tjetër lakohen fort edhe emrat e Kreshnik Bozhos i cili ka kandiduar dhe më parë për këtë post, si dhe Manjola Qurkut ish sekretare e përgjithshme e degës së PD Sarandë.

Gjithashtu emrat e tjerë të përfolur janë dhe ato të Armando Magllara, Arben Guga dhe Gentjan Zera etj.

Gjithçka pritet të vendoset në muajt në vazhdim për të mësuar se cili do të jetë emri që do të sfidojë Adrian Gurmën, i cili do të garojë për një mandate të dytë në krye të bashkisë së Sarandës.

Pritet me interes edhe se çfarë do të ndodhë me grupin Alibeaj, të cilët në rast mos bashkimi me Foltoren do të propozojnë dhe ata emrat e tyre për kryetar bashkie. /Sarandanews.com/