Tetori rozë, mesazhi i Niko Kurit: Si mjek u bëj thirre grave të mos neglizhojnë kontrollet e rregullta

Deputeti dhe njëkohësisht mjeku i njohur i Sarandës, Niko Kuri, përmes një mesazhi u ka bërë thirrje vajzave dhe grave që të kryejnë kontrrolle për të bërë të mundur parandalimin e kancerit të gjirit.

Kuri ishte sot i pranishëm në takimin e organizuar nga bashkia e Sarandës në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit të luftës kundër kancerit të gjirit.

“Sot, 14 tetor 2022, pata nderin të marr pjesë në një aktivitet modest, por plot simbolikë në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit të luftës kundër kancerit të gjirit, duke pranuar ftesën e bashkisë së Sarandës dhe duke hedhur kështu një hap tjetër sensibiluzues për parandalimin në kohë të sëmundjes.

Parandalimi shpëton jetë dhe si mjek tërheq vëmendjen të gjitha grave që të mos neglizhojnë kontrollet e rregullta në rutinën e tyre të përditshme, sepse aty qëndron çelësi i fitores ndaj sëmundjes.

Juaji sinqerish”, nënvizon mjeku i njohur Niko Kuri. /Sarandanews.com/