Skandali/ FSHF urdhëroi Butrintin të luajë dy ndeshje brenda tre ditëve…

Ditën e djeshme, duhej të luhej ndeshja e kthimit mes Dinamos dhe Butrintit, e cila fillimisht ishte planifikuar të luhej të mërkurën.

Skuadra sarandjote ditën e diel, luajti në kampionat ndaj Labërisë, ndërsa në mbrëmje iu bë e ditur nga FSHF se ndeshja me Dinamon, është afruar me një ditë, pra nga e mërkura që ishte planifikuar, për të martë.
Në këtë situatë, klubi i Butrintit, ka vendosur të bojkotojë ndeshjen dhe nuk ka udhëtuar drejt Tiranës.

Skandaloze nga FSHF, që urdhëron një skuadër nga Kategoria e Dytë, të luajë dy ndeshje në tre ditë.

Në Kategorinë e Dytë, gjithashtu këtë fillim sezonj ka pasur edhe ankesa të shumta në lidhje me gjykimin, ku arbitrat bëhen protagonistë në përcaktimin e rezultateve.