Adrian Gurma takohet me banorët e Metoqit dhe jep lajmine mirë për rikonstruksionin e urës

Kryebashkiaku Adrian Gurma ndalesën e radhës e ka bërë në fshatin Metoq, ku ka takuar banorët për tu njohur me problematikat e tyre e për tu dhënë zgjidhje.

Gurma ka ndjekur nga afër edhe punimet tek Ura e Metoqit e cila po rikonstruktohet pas shembjes.

“Në fshatin Metoq, ku u takuam me banorë dhe dikutuam mbi problematikat e shqetësimet e tyre.

Ndoqëm nga afër edhe punimet për rikonstruksionin e urës mbi lumin Bistricë, që i shërben kryesisht fermerëve të kësaj zone”, shprehet Adrian Gurma. /Sarandanews.com/