Mosfunksionimi i Kampusit në Sarandë, Zhupa: S’ka banka për zhvillimin e mësimit  

Deputetja e Sarandës, Ina Zhupa, në fjalën e saj dje në parlament foli për mosfunksionimin e eko-kampusit të Sarandës që nuk po kryen asnjë funksion.

Zhupa denoncoi se Kampusi Arsimor në Sarandë i ndërtuar me paratë e taksapaguesve është jashtë funksionit sepse nuk i kanë çuar banka dhe mjete tjera arsimore.

“Kërkesa ime e përsëritur që e shpreha edhe dje në Kuvend ndaj Ministres së Arsimit për Kampusin Arsimor në Sarandë i ndërtuar me paratë e taksapaguesve dhe është jashtë funksionit sepse nuk i kanë çuar banka dhe mjete tjera arsimore”, shkruan Ina Zhupa që ka shpërndarë dhe videon e mëposhtme. /Sarandanews.com/