Sarandë, vendosën muzikë të lartë, procedohen penalisht dy persona

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit F. B., 39 vjeç dhe E. B., 40 vjeç.

Procedimi penal ndaj dy personave nisi pasi kanë prishur qetësinë publike, duke vendosur muzikë me volum të lartë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.