Dy fjalë nderuese për Neço Mukën

Nga Josif Papagjoni

Si perhere vjen nje ze nga vendlindja dhe te thote ne vesh: Mbathja! Kesaj here erdhi nga telefoni i Thoma Nikes, gazetarit te njohur, mikut tim dhe drejtorit te kabinetit te kryebashkiakut Adrian Gurma. Do te vendosej ne qytet, aty ku kishte pasur ne fillim-vitet ’30 te shekullit te kaluar, dyqanin e tij Nestor Muka, i njohur me pseudonimin Neço H Marioti. U gezova vertet. Kisha lexuar per kete kalores te artit dhe kultures ne Shqiperi. Edhe kisha shkruar shkurt ne librat e mi per teatrin.

Ishte nje ngjarje e bukur. Ne shkallaren e Telekomit, rruga Tolo Jovani (dajua im deshmor i Luftes, nje perkitje e bukur per mua kjo!), nje grup nxenesish ishin veshur si ne dite karnevalesh.Domethenese. pikerisht aty, me 1928, thuajse 100 vjet perpara, sipas shtypit te kohes, Neçoja organizoi karnevalet me te bukura ne Shqiperi. E habitshme. Kjo feste sa pagane aq dhe religjioze, u zvetenua pak nga pak. Por aty nga bashkia u zotua se ate qe Neçoja kishte ngritur me pasion, ajo dhe qyteti i Sarandes do ta kthenin ne nje feste te vertete popullore. Me pas ne ndoqem nje ekspozite me relikte, vjersherime, libra te vjeter, faksimile kengesh, pllaka gramafoni, foto te vjetra te Neços dhe Sarandes. Pjesa e trete e kesaj veprimtarie ishte nje sesion jubilar kushtuar kengetarit, poetit dhe njeriut te teatrit Neço Muko. Fjala e historianit te ri Niko Kotherja nga Korça, studiuesit dhe etnomuzikologut Timo Merkuri, fjala e kryebashkiakut Adrian Gurma si dhe nje kumtim i imi, e ravijezuan portretin meritor e shumeplanesh te ketij personaliteti historik te artit.

Neço ishte nga Himara, por jo pak vite jetoi ne Sarande, dogji shpirtin aty. Nje nga brilantët e paarritshem te kenges popullore himariote, mjeshteri i isopolifonise, kengetari me ze te bukur, tenor, vibrato te pakrahasueshme, dramaturgu, aktori dhe regjisori qe vuri ne Sarande shume shfaqje letrare muzikore mbushur me hare, gezim e humor, ka ne teatrin shqiptar, se paku, meriten e kultivimit te operetes apo komedise muzikore me shfaqjet “Marrezi e pergjithshme”, “Zonja sherbetore”, “Kriza çpik marifete” dhe “Princesha Iris”. Diku ne teatrin e Shkodres qene vene ne skene disa shfaqje te tipit te komedise muzikor. Saranda, paçka se nje qytet i vogel, fale talentit te jashtezakonshem te Neço Mukos, u be promovuese e ketij zhanri te sofistikuar teatror. Dhe mendoni, ne vitet ’20-’30?! Ñeços i jane dhene me shume meritat pse inçizoi ne pllaka gramafoni PATHE zerin e Tefta Tashko Koços, himnin kombetar, kenget himariote te Bregdetit etj. Por pak eshte folur per kete tipar e kontribut te tij te paperseritshem.

Neço ishte nje burre i bukur, plot hir, me nje veshje shik (sepse ishte dhe rrobaqepes), me papion ne kemishat e kollarisura dhe kostumet elegante. Kush nga vashat e qytetit nuk do te donte te martohej me te? Te gjitha e lakmonin. Por ai u martua me vdekjen. Sa po mbushte 35 vjeç. Vdiq nga tuberkulozi (faringit tuberkular). Fat i mbrapshte. Ai qe kendoi aq shume e aq bukur per dashurine, e çorri fytin dhe prej tij nxirrte veç gjak. Pikerisht asaj kohe kur lengonte nga semundja dhe vdekja po i qasej, shkroi kengen: Do kendoj se m’u tha gryka, moj neperka pika-pika…

Vdiq nga tuberkulozi, siç vdiq dhe Naim Frasheri qe e kishte zyren pak metra me poshte ne ish doganen e qytetit. Dy bilbile te paperseritshem. Neço ishte Orfeu i Sarandes dhe sa mire qe bashkia e vleresoi personalitetin e tij. Por ai meriton me shume: nje bust, nje shtatore, sepse ishte nje HERO. Jo nje hero i pushkes, plumbave, gjakut, por nje hero i emancipimit, qyteterimit, kultures, artit, bukurise. Heroi i vargjeve te “Vajzes se valeve” dhe dhjeterave simotrave, gjer te kenga e njohur “A moj korçare e bukur si pupe”. Neço Muka do mbetet perjete ne memorien e qytetit te Sarandes, sepse ai vinte nga drita dhe beri shume drite, aty ku: “Erdhi prilli shkriu bora maleve, zogjte dy nga dy kendojne ne fole…”

Mbeç perjete ne paqe e ne drite te qytetit tim Neço H Marioti!…