Falsifikuan dokumentat për të përfituar tokë në zonën e Soronesë, Xarë. Procedohen penalisht dy persona

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit K. M., 54 vjeç dhe H. M., 60 vjeç.

Që të dy këta persona dyshohet se nëpërmjet korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve, kanë përfituar sipërfaqe toke, në zonën e Soronesë, Xarë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.