Sarandë: Sherr mes të rinjve, procedohen penalisht dy persona
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokuori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 29 vjeç dhe K. G., 20 vjeç.
Procedimi nisi pasi janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasit L. P., A. A. dhe disa shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar.
Policia po punon për identifikimin e tyre.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.