Rënia e Butrintit nga Kategoria, tifozeria sarandiote shpall “non grata”, Dukën, Kokëdhimën dhe… Pano Xhixhon

Butrinti sezonin e ardhshëm do luajë në Kategorinë e Dytë, duke mos arritur dot të mbijetojë në Kategorinë e Parë.

Tifozeria sarandiote ka hedhur akuza të forta në drejtim të disa klubeve si Bylisi, Apolonia, apo dhe Tomorri, të cilat sipas tyre kanë toleruar ndeshje për të dëmtuar ekipin e Butrintit.

“Ballshi, Berati, Fieri – SARANDA NUK HARRON NDERIN E MADH QË JU I BËRËT Cërrikut në dëm të popullit sarandiot. “Kampionët” e Turbinës fituan ndaj 3 ekipeve kryesuese në një kampionat të trukuar nga koka tek këmbët.

“Faleminderit të gjithë, PA PËRJASHTIM, aktorëve 2021-2022 të Sarandës brenda dhe jashtë fushe”

Tani mund të flini të qetë, ska më presion futbolli në skajin më jugor të vendit”, shkruan faqja KS Butrinti.

Ndërkohë, ditën e sotme kjo faqe e tifozëve sarandiot ka shpallur “non grata” tre zyrtarë të FSHF-së, presidentin Duka, Koco Kokëdhimin (i cili ndeshjen e fundit në Sarandë u nxorri armët tifozëve), si dhe gazetarin dhe antarin e Komitetit Ekzekutiv Pano Xhixhon.

“Keta jane tre tipat e shpallur “Non Grata” ne Sarande. Kush i shikon ti perbuzi dhe ti bej shurren”, thuhet në postim.

Është paksa e çuditshme në fakt futja në listë e emrit të Pano Xhixhos, i cili njihet për dashamirësinë që ka ndaj klubit të vendlindjes së tij.