PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet vendore, mblidhet Kryesia

Kryeministri Edi Rama ka intensifikuar takimet me strukturat e Partisë Socialiste për përgatitjet për zgjedhjet vendore.

Pa kaluar 3 javë nga mbledhja e fundit e Kryesisë, kryeministri Rama vendosi që të mbledhë sërish mëngjesin e ditës së sotme të gjithë anëtarët e Kryesisë në selinë rozë.

Kryesocialisti ka folur për organizimin e zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm në mbledhjen që zgjati mbi 1 orë. Vetë Kryeministri Rama u paraqit që herët në mëngjes ditën e sotme në selinë rozë.

Kujtojmë që më herët Rama ka takuar edhe kryebashkiakët për të bërë një bilanc të punës së tyre.

Burime per Sarandanews.com kane bere me dije gjithashtu se kryebashkiaku i Sarandes, do te konfirmohet nga kryeministri Edi Rama per nje mandat te dyte ne krye te kesaj bashkise, e cila gjate ketyre kater viteve te fundit ka pesuar nje transformim mjaft pozitiv.