FOTOT/ Bashkia Sarandë kryen dezinfektimin e rrugëve në të gjithë territorin administrativ

Në Sarandë, punonjësit e Bashkisë vijojnë pa ndërprerje punën për dezinfektimin e qytetit në kuadër të masave ndaj koronavirusit.

Bashkia ka kryer dezinfektimin e rrugeve në të gjithë territorin e saj administrativ.

Edhe në tregun ushqimor është kryer dezinfektimi i plotë.

Saranda fatmirsisht është e paprekur nga koronavirusi duke mos shënuar deri më tani asnjë rast.

Ndërkohë, që në Shqipëri numëri i të prekurve ka shkuar në 33. /Sarandanews/